Portieri legjendar i Juventusit, Gianluigi Buffon do të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni.

Këtë e ka konfirmuar vet portieri italian teksa ka thënë se do ta mendoj pensionimin ose do të mundohet të gjejë një situatë stimuluese.

“Këtë vit, eksperienca ime me Juventusin do të marrë fund. Ose do të ndaloj ose do të gjejë një situatë stimulues” – theksoi Buffon për Bein Sports.

Buffon ishte pjesë e Juventusit prej vitit 2001, teksa për një sezon (2018/19) ishte pjesë e ekipit francez, Paris Saint-Germain.