Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian Maros Sefcoviç ka kërkuar nga shtetet anëtare dhënien e “dritës jeshile” për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një konferencë për mediat ai u shpreh qartë se mbajtja e konferencës së parë me dy vendet e Ballkanit do të ishte një sinjal i qartë pozitiv.

“Mendoj se shteti i së drejtës do të jetë parametri kryesor për negociatat dhe duhet të dërgojmë një sinjal pozitiv për Ballkanin dhe më i miri do të ishte ti zhvillonim këto konferenca në presidencën portugeze” deklaroi ai. Në datë 1 Janar të këtij viti Portugalia mori presidencën e radhës gjashtëmujore të Këshillit të Bashkimit Evropian.