UNICEF i ka kërkuar Britanisë së Madhe që të dhurojë 20% të vaksinave anti-COVID për vendet të cilat kanë nevojë në qershor. UNICEF shtoi se Britania e Madhe ka mundësi të vaksinojë 50 milionë njerëz në të gjithë botën dhe sërish të ketë mjaftueshëm doza për të vaksinuar të gjithë qytetarët britanik deri në fund të korrikut. Më herë Francë njoftoi se do të dhuronte deri në 5% të rezervave të saj të vaksinave në COVAX, të cilët do të shpërndahen për vendet me të ardhura të ulëta.

Presidenti Emmanuel Macron i bëri thirrje BE dhe SHBA që të bëjnë të njëjtën gjë. “Ne nuk po flasim për miliarda doza menjëherë, ose miliarda euro. Bëhet fjalë për 4-5% të dozave që kemi”, u shpreh ai.

Presidenti amerikan Joe Biden është zotuar të shpërndajë 60 milionë doza të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19, por një vendim i tillë ende nuk është marrë zyrtarisht. Në kohë covidiane vetëm solidariteti mund të nxjerri botën nga pandemia e COVID-19. OBSH ka qenë shtysa kryesore e shteteve për shpërndarjen e vaksinave për vendet e varfëra, me qëllim arritjen e imunizimit të tufës.