Në ditën ndërkombëtare të punëtorëve, zv/kryeministri Erion Braçe ka deklaruar se mezi pret që të firmosë për pagën minimale 400 mijë lekë, tatimin zero për këtë kategori.

Ai kujton se tatimi zero është në fuqi për biznesin e vogël dhe për të ardhurat e punëtorëve të bujqësisë.

“1 maj; Me punëtorët. Cdo dite, ne Divjakë e Lushnje koha e shkuar mire ishte me punetoret-disa prej tyre jane ketu. Tani, mezi pres te firmos per: Pagen minimale 400 mije leke! Tatimin zero per pagat deri ne 400 mije leke!

Nderkohe; Tatimi zero per fitimet e biznesit te vogel eshte ne fuqi. Tatimi zero per te ardhurat e punetoreve te bujqesise eshte ne fuqi! Punë të mbarë”, shkruan Braçe.