Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe e fejuara Carrie Symonds do të martohen verën e ardhshme. Çifti iu ka dërguar ftesat e dasmës familjes dhe miqve, e cila do të mbahet me 30 Korrik 2022, raporton “The Sun”.

Përsa i përket datës së ceremonisë miqtë thonë se ato janë duke pritur deri në vitin 2021 për shkak të pandemisë.

Më herët është raportuar se kryeministri britanik mund të martohej në Itali, ku e fejuara ka të afërmit. Kjo do të jetë martesa e tretë për Johnson pas divorcit nga gruaja e dytë Marina Wheeler në vitin 2020.

Vitin e kaluar, kryeministri britanik u bë baba për herë të pestë. Partnerja e tij, Carrie Symonds, solli në jetë një djalë, i cili është fëmija i parë i çiftit.

Partnerja e kryeministrit tregoi në Instagram se ata i kanë vendosur një emër domethënës të voglit, për të nderuar mjekët që u kujdesën për Johnson duke e shpëtuar nga Covid-19. Kështu, djali i tyre është quajtur Ëilfred Laërie Nicholas Johnson.

“Wildred, është emri i gjyshit të Boris-it, Laërie është emri i gjyshit tim, ndërsa Nicholas e quajtëm në nder të dy mjekëve, Nick Price dhe Nick Hart, që shpëtuan jetën e tij muajin e kaluar.”– ka treguar Carrie Symonds.

Vogëlushi erdhi në jetë 17 ditë pasi kryeministri doli nga spitali, ku po kurohej për Covid-19.

Symonds është rikthyer për të jetuar me Johnson, pasi më parë ishte izoluar në Camberëell, në Londrën e Jugut, pasi vuante nga simptomat e koronavirusit.

Çifti njoftoi në shkurt se ishin fejuar dhe po prisnin një fëmijë, ndërsa Johnson ka edhe katër fëmijë të tjerë nga martesat e mëparshme.