Moderatorja e dashur për publikun, Bora Zemani dhe ish-partneri i saj, DJ Vin Veli janë bërë sërish bashkë dhe shkak për këtë u bë, i biri i tyre, Arbor. Ditën e sotme i vogli i tyre ka pasur festën e Abetares, duke mbyllur me sukses klasën e parë.

Këtë moment kaq të rëndësishëm në jetën e tyre, e ka bërë publike Bora, ku vihet re që në festën e Arborit janë shumë familjarë të tjerë.

“Sa shpejt u rrite o Arbor! Per cdo gje te re tenden mendoj “kjo eshte dita me e bukur e jetes”. Edhe sot e mendova…te pakten per gjysmen e festes qe arrita te qetesohesha se ne fillim cdo gje ishte turbull nga lotet dhe emocionet e bukura. Sa krenar jemi per ty Arbor!
I vogli im, i madh sa bota, te dua pafund!
Mezi pres ditet e tjera me te bukura te jetes qe mi dhuron vetem ti!”, ka shkruar Zemani krahas fotove.

Kujtojmë se marrëdhënia e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ka qenë një nga më të përfolurat në mediat rozë. Lidhja e tyre, më pas ndarja, ribashkimi dhe pranimi i dashurisë publikisht, i ka vendosur ata gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Megjithëse ne mendonim se çdo gjë mes tyre po shkonte më së miri, duket se Bora dhe Donaldi po kalojnë një krizë në marrëdhënie. Kjo gjë është reflektuar edhe në rrjetet e tyre sociale, që shërbejnë gjithmonë si sinjal i parë dhe kryesor për raportet në çift. Bora dhe Donaldi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe kanë fshirë fotografitë që kishin bashkë. Megjithatë, Bora vazhdon të ndjekë vëllain binjak të Donaldit, Romeon, në Instagram.

Së fundmi, sipas “Panorama Plus” ata i kanë dhënë fund bashkëjetesës disamujore në Tiranë dhe ka qenë Donaldi ai që ka marrë valixhet dhe është larguar nga shtëpia ku jetonin. Shkak për këtë është bërë xhelozia.

Ndërkohë, nga ana tjetër po ashtu edhe Vin Veli është shprehur se po jeton një histori dashurie, por nuk ka bërë publike për publikun identitetin e vajzës.