Shpallja non-grata e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij ka shkundur mbarë opinioni publik shqiptar ditën e sotme, një vendim i papritur që menjëherë ka nxitur reagime të forta.

Një ndër reagimet është edhe ai i gazetarit të njohur investigativ Artan Hoxha. Ai ironizon vendimin për Berishën duke e quajtur “Marshall” ndërsa i thotë se tashmë “s’do të mundet ta mbajë peng vendin”.

Por gazetari Hoxha e ka edhe një mesazh për presidentin Ilir Meta, i cili së fundmi ka patur një përplasje të ashpër me ambasadoren amerikane Yuri Kim. “Kambanat bien për ata që kanë veshë”.

Reagimi i plotë i gazetarit Hoxha:

19 maj 2021

Departamenti i Shtetit shpall person të padeshirueshëm dhe ndalon hyrjen e Sali Berishës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës….

Besoj se ta kam thënë në kohën e duhur “Marshall”…

Dhe mos harro, të kanë damkosur për korrupsion në niveleve të larta.

Nuk do mundesh më, ta mbash peng këtë vend…

17 shkurt 2018, 31 janar 2019, 19 maj 2021..

Respekte Marshall, me krah të lehta…

Dielli do të vazhdojë ta ngroh sërish, këtë vend të bekuar nga zoti…

Ishallah tërheq këmbën zvarrë edhe për të tjerët…

Kambanat, besoj, bien për ata që kanë vesh Shkelqesi President…