Shpallja “non grata” e Sali Berishës ka tronditur dje politikën shqiptare. Qëndrimi i Sekretarit Blinken ishte shumë i fortë, por në atë deklaratë ai e bën të qartë se kjo histori nuk mbyllet me kaq, pasi pas Berishës do e kenë radhën emra të tjerë.

Ish-ambasadori amerikan, Aleksander Arvizu, ka reaguar mbi vendimin e DASH për t’i ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara, ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ish-kryediplomati tha se vendimi ishte një bombë për politikën shqiptare.

“Vendimi ishte një bombë për politikën shqiptare”, tha Arvizu shkurtimisht për MCN

Në reagimin zyrtar DASH-i deklaroi se Berisha, në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë, ka qenë i përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”.

Ndërkohë nga ana tjetër Berisha i është përgjigjur edhe dje kësaj deklarate nga Blinken duke theksuar se në 30 vite karrierë në politikë nuk ishte akuzuar asnjëherë për korrupsion.