Ministrja Belinda Balluku ka inaguruar një nënstacion elektrik në Fier.

“Në nënstacionin elektrik të Hoxharës në Fier, ku investimet e realizuara kanë përmirësuar rrënjësisht operimin e tij duke dyfishuar edhe kapacitetet.

Një nënstacion model, i cili i përgjigjet më së miri zhvillimit të zonës duke përmirësuar cilësinë e furnizimit për bizneset dhe afro 20 mijë banorë”, shkruan ajo, ndërsa ka postuar fotot e mëposhtme.