Ndër veçoritë më të dallueshme të popullit shqiptar janë padyshim fjalët e urta popullore. Ato janë transmetuar brez pas brezi dhe janë pasuruar në varësi të rrethanave shoqërore. Si më poshtë gjenden disa fjalë të urta shqiptare:/Lexo.com.al/e.c.

Gjuha vete ku dhemb dhëmbi!

Gruaja e fut shejtanin në shishe!

Ai që di më së shumti, flet më së paku!

Fjalët janë gra, veprat burra!

Bie një gur, e lëviz një mur!

Dhe sikur deti kos të bëhet, për të varfrin nuk gjendet lugë!

Mos u mbaj se je, mos u mbaj se ke; kur te vesh matanë, veç dy metra dhe!

Të flasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë!

Më mirë një luan në krye të gomarëve, sesa një gomar në krye te luanëve!

Me thuaj ç´shokë ke, të të them se cili je!