Dy doza të vaksinës Oxford / AstraZeneca Covid-19 janë rreth 85% deri 90% efektive kundër rasteve simptomatike. Sipas një analizë të Institutit Shëndetit Publik të Anglisë (PHE), efektiviteti i vaksinës ishte 89% më i lartë krahasuar me njerëzit e pavaksinuar. Ndërsa efektiviteti i Pfizer është 90%.

PHE gjithashtu tha se kishte një “ulje të vogël të efektivitetit të vaksinës” 10 javë pas dozës së parë të Pfizer para se të merrej doza e dytë. Javën e kaluar, Britania shkurtoi intervalin kohor midis dozave në 8 javë për personat mbi 50 vjeç.