Pas vendimit të Departamentit të Shtetit Amerikan për ish kryeministrin, Sali Berisha, ka pasur reagime të panumërta nga personazhe politike, por jo vetëm.

Armina Mevlani, partnerja e Shkëlzen Berishës, ka komentuar për herë të parë vendimin e DASH që i ndalon hyrjen familjes Berisha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mevlani, ka nisur një rubrikë Q&A, (Question and Ask) në Instagram, ku ndjekësit e pyesin dhe ajo përgjigjet. Një nga pyetjet e ditës së djeshme ka qenë edhe çështja e shpalljes non-grata.

Edhe pse jo drejtpërdrejt për emrin e Berishës, Mevlani thotë se kryesorja për të është shëndeti, sepse të tjerat thotë ajo, përfshirë edhe vendimi për tu shpallur non-grata janë gjëra që rregullohen.

Pyetje: Sorry për lajmet e fundit mbi familjen dhe të themi, sepse jam e sigurt që as ti nuk ndihesh mir

Përgjigje: Tashmë kam mësuar që për arsye politike çdo gjë mund të ndodhë, edhe pse vetë nuk jam pjesë e saj.

Por ajo që më intereson është vetëm shëndeti im dhe i njerëzve të dashur (për këtë lutem çdo natë pas periudhës së vështirë të coronës).

Gjithçka tjetër rregullohet dhe kalon.