Teksa janë ashpërsuar tonet në studio, Antonela ka zbuluar bisedën në prapaskenë me Blerimin, të cilën ai e mohoi duke thënë se po ndryshohen fjalët.

Blerimi i është kthyer Antonelës duke i kujtuar Atdheun dhe fjalët që kishte për të, për të cilin thoshte se kishte fantazi seksuale.

Antonela: Në prapaskenë the se Princit nuk i intereson për Aristelën.

Blerimi: Ti e thua të kundërtën. Kam thënë Aristelës nuk i intereson për Princin. Ty të njeh publiku dhe ja ku e ke përfundimin, ja si ke ngel. Ku e ke të dashurin që kishe fantazi seksuale. I ke më ato?

Antonela: Po i kam. I ke ti?

Blerimi: Ku i ke ata që thurje plane?

Antonela: Ky vetëm më sulmon se nuk ka argument.

Blerimi: Atëherë ndryshoji emrat. Ndoshta kam ardhur për të gjetur një vajzë të mirë, por më mirë do ishte të gjeja një shok të mirë se një vajzë mashtruese.