Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ironizoi mbrëmë kandidatin për kryetar të PD-së Agron Shehaj, teksa tha se PD nuk është “call-center” dhe s’mund të kandidojnë figura të vogla me ambicie komike.

Për këtë deklaratë është pyetur Shehaj, i cili injoroi Gjekmarkajn, teksa tha se nuk është habitur aspak.

“Nuk më habit dhe e injoroj. I ftoj të gjithë ata që mund të ndihen të fyer ta injorojnë gjithashtu”, deklaroi shkurtimisht demokkrati në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit.