Tirana International Airport (TIA) konfirmoi 24 fluturime për të martën, 18 maj 2021. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërkohë që thekson se maskat janë të detyrueshme. Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit e BE-së dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit sipas vendeve pritëse.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e martë janë: Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Berlin dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Bolonja dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Bari dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Verona dhe kthim Fly Dubai – Tiranë – Dubai dhe kthim Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim