Tirana International Airport (TIA) konfirmoi 14 fluturime për të mërkurën, 12 maj 2021. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërkohë që thekson se maskat janë të detyrueshme. Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnaë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit e BE-së dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit sipas vendeve pritëse.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e mërkure janë: Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Piza dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Mulhouse dhe kthim Fly Dubai – Tiranë – Dubai dhe kthim Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim