I ftuar në rubrikën “5 datat” në “Prive” Getinjo tregoi një ngjarje prekëse nga jeta e tij e që lidhet me këngën e tij të parë në vitin 2011, kur ka publikuar këngën e parë. Në këngë reperi tregon historinë e dashurisë me një vajzë, e cila mbeti shtatzënë.

Getinjo tregoi se ata nuk e vazhduan lidhjen dhe vajza e abortoi fëmijën teksa sot ndodhet jashtë vendit.

“Është e bazuar në histori të vërtetë. Vetëm shokët e mi të ngushtë e dinë dhe bëjnë shaka shpesh me mua dhe më thonë imagjino të vijë një fëmijë të thotë ti je babai im. Atë vajzën nuk e kam parë më kurrë, ka ikur jashtë vendit me gjithë familjen. Ajo e ka abortuar fëmijën nga informacionet që kam. Këtë këngë e kam bërë vetëm për t’ia çuar asaj jo për ta publikuar. Kënga doli pa pëlqimin tim nga studio ku e kisha regjistruar”, rrëfeu Getinjo.