Më shumë se 80% e japonezëve janë kundër Lojërave Olimpike këtë vit, sipas një sondazhi të botuar, me pak më pak se 10 javë deri në Lojërat e Tokios, raporton AFP.

Japonia zgjati gjendjen e jashtëzakonshme të premten ndërsa kombi po përballet me valën e katërt të Covid. Rritja e rasteve ka ushtruar presion në sistemin e kujdesit shëndetësor duke bërë që shumë punonjës shëndetësorë të paralajmërojnë vazhdimisht për mungesat e pajisjeve. Sipas sondazhit 43% e të anketuarve kërkojnë që Lojërat të anulohen dhe 40% duan që të shtyhen.