Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi përmes një postimi në rrjetet sociale, kërkoi mbështetje për partinë socialiste në zgjedhjet e 25 prillit. Duke pasur në fokus opozitën, Koçi shkruan se Basha jep kredi me emrin Sali Berisha, dhe kësti që duhet të paguani është Ilir Meta.

“Edhe Lul Basha premton kredi për ju. Por a e dini si e ka emrin kredia qe ju jep ai? Basha ju jep kredinë me emrin Sali Berisha. Dhe kësti që ju duhet te paguani quhet Ilir Meta. I bej thirrje atyre qe kane votuar ndryshe deri dje: votoni PS dhe Edi Ramen. Shpëtoni PD-ne nga Lul Basha dhe shpëtoni Shqipërinë nga LSI”, shkruan Koçi në faceook.