Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca ka deklaruar se ditën e zgjedhjeve do të vizitojë disa qendra votimi, bashkë me kolegë të tjerë nga shtetet e BE.

Ai shkruan se qytetarët e Shqipërisë do të inkurajohen të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar duke respektuar masat anti-COVID.

“Së bashku me shumë kolegë të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian do të vizitoj një numër të madh të vendvotimeve në ditën e zgjedhjeve.

Ne inkurajojmë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar duke respektuar të gjitha masat kundër COVID-19. BE qëndron pranë Shqipërisë”, shkruan Soreca.