Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka siguruar se më 25 prill do të ketë energji elektrike në çdo qendër votimi.

Në një status në rrjetet sociale, Kim shkruan se integriteti i sistemeve të votimi dhe i numërimit është thelbësor për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Kam mësuar nga OSHEE sot planet e tyre për sigurimin e shpërndarjes së energjisë elektrike në qendrat e votimit dhe numërimit për zgjedhjet. Integriteti i sistemeve të votimit dhe numërimit është thelbësor për zgjedhjet e lira dhe të ndershme,”- shkruan Kim.