Gazetari Mero Baze, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka publikuar një foto të spitalit psikiatrik në Vlorë, duke thënë se Ilir Meta ka gjetur godinën e spitalit të vet.

Baze në postimin e tij ironizon, duke thënë se Meta ka dërguar edhe stafin për të inspektuar kushtet sepse sipas tij do t’i duhet deri më 26 prill.

Reagimi i Mero Baze, ka ardhur pas një postimi të zëvendëspresidentit, Tedi Blushi, i cili publikoi foton e spitalit psikiatrik në Vlorë, duke thënë se aty e ka vendin kryeministri Edi Rama.