Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka bërë një takim me drejtuesit kryesor të agjencive ligjzbatuese dhe të drejtësisë përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Diplomatja amerikane përsëriti thirrjen se qytetarët duhet të votojnë të lirë dhe se ata që i pengojnë duhet të dalin përpara drejtësisë.

“Sapo u takova me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela tani, do të takohem së shpejti me kreun e SPAK Arben Kraja, u takova dje me Drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Mesazhi i SHBA: Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen penalist në mënyrë të plotë. Asnjë trajtim të posaçëm.

Asnjë përjashtim. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan Kim në twitter., shkruan ambasadorja.