Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj feston sot ditëlindjen. Xhensila mbush 28 vjeç dhe që në mesnatë kanë nisur surprizat. Dhuratën e parë e mori nga e motra, Alba.

“Gëzuar ditëlindjen dritë dielli”, shkruhej në surprizën e Albës dhe një letër me fjalët: “Të dua shumë e shtrenjta ime”.

Ndërsa mëngjesin e sotëm Xhensila u surprizua me shtëpinë e mbushur plot me tollumbaca dhe një buqetë me trëndafila të kuq, surprizë pas të cilës sigurisht qëndron Besi, por edhe Ajka e cila e ka ndihmuar.

Në fotot e publikuara, këngëtarja shfaqet duke luajtur e lumtur me të bijën dhe shkruan se ndihet në qiellin e shtatë.

Ndërkohë Besi i ka bërë edhe një dedikim publik bashkëshortes duke e quajtur “lokja e zemrës”. “N’pranveren ku celin trendafilat, çel e qeshuna ime prej teje! Urime ditelindjen oj “lokja zemres”, shkruan Besi.