Kreu i OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco ka kërkuar nga institucionet shqiptare hetim të thelluar për vrasjen e ndodhur në Elbasan.

OSBE shprehet se fushata zgjedhore s’mund të njolloset nga gjaku dhe se ky krim i shëmtuar duhet të zbardhet deri në fund.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri vërejti me shqetësim incidentin e dhunshëm, që çoi në humbjen e jetës në Elbasan. Mendimet tona janë, së pari, për familjen e viktimës. Ne besojmë, fuqimisht, që fushata zgjedhore dhe përgatitjet e zgjedhjeve janë një mundësi demokratike e jashtëzakonshme, e cila nuk mund të njolloset me gjak dhe dhunë. Presim që policia dhe institucionet gjyqësore të Shqipërisë ta hetojnë plotësisht dhe ta ndjekin penalisht këtë krim të shëmtuar”, shkruan OSBE.