Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video me një mesazh për të gjithë shqiptarët të shkëputur nga fjalimi i mbajtur dje gjatë përurimit të aeroportit ndërkombëtar “Zayed Flatrat e Veriut” në Kukës.

Kreu i qeverisë shprehet se në 25 prill shqiptarët duhet të të vazhdojnë të ngjiten apo edhe një herë tjetër do të zhgënjejnë projektin që Zoti pati kur e qëndisi Shqipërinë.

“Kjo është koha jonë, ky është misioni ynë, dhe patjetër ne sot të gjithë si shqiptarë duhet që të shkojmë në 25 prill tamam si në një test të karakterit tonë dhe në këtë test të karakterit shqiptarët duhet të vendosin, do të vazhdojmë të ngjitemi apo edhe një herë tjetër ne do të zhgënjejmë projektin që Zoti pati kur e qëndisi Shqipërinë. Faleminderit”, – tha Rama dje në fjalën e tij gjatë takimit me banorët e Kukësit pas uljes së avionit të parë të “Air Albania”, “Lasgush Poradeci” në aeroportin e Kukësit.