Pas dy raundeve të dështuara, Vjosa Osmani është zgjedhur presidente e Kosovës në raundin e tretë duke marrë numrin e nevojshëm të votave në Kuvend.

Lëvizja Vetëvendosje që në zgjedhjet e 14 shkurtit doli partia e parë ka siguruar 58 deputetë, sipas marrëveshjes parazgjedhore kandididoi Osmanin për presidente.

Përmes bashkëpunimit me votat e pakicave jo serbe dhe 15 votat e LDK-së, ajo mundi të sigurojë kuorumin e mjaftueshëm duke u zgjedhur me shumicë të thjeshtë. Osmani do të jetë e dyta grua në krye të shtetit, pas Atifete Jahjagës.