Vijon numërimi në Shijak. Në 22 kutitë e para në KZAZ nr.25 rezulton forcë e parë PS me 3 237 vota e ndjekur nga PD me
1 956 dhe LSI me 425 vota.

Vihet re një numër i lartë fletësh votimi të shpallura të pavlefshme, në total 326 të tilla.

Pas një pushimi 8 orësh procesi i numërimit nisi pas orës 15.00. Nga 54 qendra votimi që ka kjo KZAZ, kanë mbetur edhe 32 kuti votimi që pritet të mbyllen deri në mesnatë.