Në një video ekskluzive në Breaking në Top News shihet me zë e figurë se si kandidati i LSI Etjon Joka blen votat në Tiranë.

Por jo vetëm kaq, në një video tjetër Edison Babo një tjetër person i angazhuar me LSi, vijon pazaret ku premton punësim për qytetarin pas zgjedhjeve, ndërsa përmend dhe kryetaren e LSI.

Tako Monikën, fol me Monikën , thotë ai.

Dhe akoma me skandaloz është fakti kur flasin për komunitetin rom, ku thotë se: Andej nga treshi bëhet nami, ej ëer 5 min të marrësh 60 mijë lekë, i kap i fut në makinë

“Jam diamant. Ik fol me Moniken. Mori bodigardin e Berishës në tel, ai o Xurro ku je mo, do të ndihmojë vëllain. Gëzim i madh, andej nga treshi bëhet nami , për 5 min të marrësh 60 mijë lekë, i kap i fut në makinë të votojnë”, thotë Babo.