Ditën e sotme emisioni “Breaking” në Top News ka publikuar disa video ekskluzive, ku shihet se si një kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim blen vota.

Këto pamje janë komentuar nga analisti i njohur, Frrok Çupi, i cili se “duhet të kemi frikë të gjithë nëse LSI sot nuk përjashtohet nga e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje, nuk garantojmë dot se do të kemi zgjedhje”.

“E dyta, problemi i çështjes më të rëndësishme është se kjo vjedhje votash bëhet me paratë e publikut se LSI e Metës ka grumbulluar para të paligjshme të pafund nga paratë publike, janë hajdutët më të mëdhenj që ka Europa janë shpallur si njerëzit më grabitqar të votës .

Tani do durojmë ne prapë mbasi e pamë Ilirin duke vjedhur, do durojmë videot e Ilirit duke dhuruar para për të blerë votat, do durojmë prapë videot e Ilirit duke prerë koka njerëzish me sëpatat e me lopatat.

Ne do jetojmë në video apo në realitet. Ky është problemi i shtetit, ne duhet të zbatojmë realitetin, këta njerëz duhet të shkojnë me patjetër në vendin e tyre”, tha Çupi.

Sipas tij, Meta e ka prerë biletën tani është i korruptuar tërësisht, është denoncuar si vrasës me pagesë publikisht.

“Është i dyshuar për vrasje të tjera është i denoncuar nga ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, si një njeri që ka fshehur kufoma deri në malin e Dajtit. Shqipëria nëse bie në duart e tyre kësaj here nuk bëhet më!”, tha analisti i njohur.

<iframe width=”1136″ height=”527″ src=”https://www.youtube.com/embed/cx_DBmP6U9k” title=”YouTube video player” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>