Daniele Verde ka shënuar padyshim golin e sezonit në Serie A.

Në minutën e 72’ në sfidën ndaj Lazios, Spezia ka barazuar 1-1 me anë të sulmuesit që ka ndëshkuar portierin lacial me një supergol. Verde ka shënuar me anë të një roveshate, me topin që shkundi rrjetën, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit.