Lulzim Basha vijon që të prodhojë gafa të nëjpasnjëshme gjatë kësaj fushate. Sëfundmi, i ftuar në emisionin e mëngjesit me Bashkim Hoxhën, Basha është ngatërruar në përgjigje duke pohuar se rutina e tij e përditshme është gjumi.

Bashkim Hoxha: E prishët gjumin e këtij mëngjesi, gjumi juaj është bërë proverblial në këtë fushatë?! Lulzim Basha: Aspak, përkundrazi është rutina ime e përditshme. Kaq ka mjaftuar dhe video e Bashës është kthyer në virale në gjithë rrjetet sociale.