‘Trendin’ e ndjekur nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili thuajse në ccdo qytet që shkon hipën sipër makinës dhe mban një fjalim para militantëve, Kryeministri Rama ka zgjedhur ta ironizojë sot me një video në instagram.

Në videon e regjistruar në Kuç të Vlorës, Rama shfaqet krah një djali të vogël, të cilin e ka hipur në makinë dhe i thotë që ‘bëja me dorë popullit’. “100 herë më i fortë se ‘Gjinua’ ky! Ky është ‘gjinua’ i vërtetë”, thotë Rama duke krijuar ilaritet tek të pranishmit.