Vetëm gjatë ditës së sotme, ku Shqipëria ndodhet në ditën e 10 të vaksinimit masiv janë kryer 14 880 vaksinime në të gjithë vendin. Shifrat i ka publikuar ministra e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu,e cila thekson se që nga fillimi i procesit të vaksinimit, më 11 janar e deri më sot janë kryer gjithsej 221 588 vaksinime.

“14 880 vaksinime sot. Nga fillimi I fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 221 588 vaksinime”, shkruan Manastirliu.