Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimeve për nxënësit e klasës së 9-të.

Provimi i parë do të jetë ai i “Gjuhës Shqipe” dhe do të zhvillohet në datë 16 Qershor. 5 ditë pas provimit të parë, në 21 Qershor do të zhvillohet provimi i dytë, “Matematika”.

Provimi i tretë do të jetë “Gjuha e huaj” në 25 Qershor. Ashtu si vjet edhe ky vit ka qenë i pazakontë për nxënësit që e kanë zhvilluar mësimin me alternime, online dhe në banka nisur nga përshkallëzimi i situatës COVID.