Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me anë të një mesazhi në rrjetet sociale u ka drejtuar një urim të gjithë besimtarëve për muajin e shenjtë të Ramazanit. Veliaj e ka shoqëruar postimin e tij me pamjet e veçanta të xhamisë së Et’hem Beut e cila pas restaurimit ka rifituar shkëlqimin e saj.

“Me këto pamje të veçanta të Xhamisë ? së restauruar të Et’hem Beut, ju uroj gëzuar muajin e shenjtë të Ramazanit dhe agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve myslimanë”, shkruan Veliaj.