“Babai” i skemave piramidale, Bernie Madoff, ka ndërruar sot jetë në burg në moshën 82-vjeçare. Lajmi për vdekjen e tij në SHBA është komentuar në të gjithë botën, pasi Madoff u shpall fajtor në vitin 2009 për organizimin një skemë mashtrimi, ku sipas hetuesve ajo nisi në fillim të viteve 1970. Me anë të kësaj skeme, ky i fundit ka mashtruar deri në 37,000 njerëz, duke u marrë miliona dollarë.

Por në rastin e Shqipërisë, Madoff frymëzoi qeverinë e Partisë Demokratike 92-97. Më saktë, Shqipëria u prek nga skemat piramidale që sollën jo vetëm dem ekonomik individual e shtetëror, por edhe pasoi me hapjen e depove të armatimit e vrasjen e mijëra civilëve dhe më gjerë.

Lidhur me lajmin kanë reaguar edhe gazetarët Mero Baze e Sokol Balla. Ky i fundit duke shpërndarë lajmin për vdekjen e Madoff, i referohet me nënkuptim Sali Berishës duke shkruar: “Vdiq i parafundit nga krijuesit e piramidave”.

Ndërkohë që Baze komenton, po prap duke iu referuar Berishës: “Ky i yni rron. Ik i qetë thuaj”.