Real Madrid's French defender Raphael Varane celebrates his goal during the Spanish league football match between Getafe CF and Real Madrid CF at the Col. Alfonso Perez stadium in Getafe on January 4, 2020. (Photo by OSCAR DEL POZO / AFP) (Photo by OSCAR DEL POZO/AFP via Getty Images)

Raphael Varane i ka hedhur poshtë thashethemet se do t’i bashkohet kundërshtarit të nesërmen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionë, Chelsea, gjatë verës, duke këmbëngulur se është i përqendruar vetëm në Real Madridin.

Gazeta spanjolle Mundo Deportivo shkroi të dielën se të kaltrit e kanë kaluar Manchester Unitedin në garë për mbrojtësin francez. Por Varane këmbëngul se është 100 për qind i përkushtuar ndaj Realit, me gjithë thashethemet që e shtyjnë drejt largimit në fund të sezonit.

Duke folur në një konferencë për media para ndeshjes kundër Chelseat të martën, Varane tha: “E ardhmja ime është e qartë: përqendrimi i vetëm i imi është në ndeshjet e mbetura të sezonit”.

“Duhet të përqendrohemi në ndeshjet e mbetura. Mesazhi qe e kam për tifozët është se unë jam 100% i përqendruar në ekip”, shtoi ai.

Varane ka kontratë me Real Madridin deri në verën e vitit 2022, por nuk ka pasur bisedime për vazhdimin e saj deri tani.