Edi Rama u shpreh sonte në “Log.” në ABC se Kina dhe Rusia kanë luajtur diplomatikisht dhe gjeopolitikisht duke u dhënë vendeve sasi të vogla. “Ka luajtur me karamele” tha konkretisht kryeministri. Qeveria shqiptare, tha më tej, Edi Rama ka punuar me 18-19 skenarë për të siguruar vaksinat, por jo me kanale shtetërore me Kinën dhe Rusinë.

“Duhet parë në dinamikë, sepse nuk ma ha mendja se pasi u ka shkuar në mend, po unë nuk e mendoja që do të vinte dita që Angela Merkel do të thoshte që edhe sikur EMA të mos e miratojë ne do të marrim Sputnik-un. Rusët dhe kinezët kanë luajtur diplomatikisht dhe gjeopolitikisht me vaksinën dhe me karamele, doza të vogla.

Ka luajtur me karamele. Dhe ka plot vende që kanë bërë kërkesën dhe nuk kanë marrë asgjë akoma ose kanë marrë doza të vogla. E treta që është themelore, ne ishim në të njëjtin pozicion me vendet e BE-së. Ne eksportuam rrugë të tjera, për të qenë gati nëse nuk do të hapej shumë hapësirë me dy vaksinat dhe kemi gjetur kanale të tjera, jo shtetërore.

Janë kanale të tjera. Ne kemi eksportuar për të kuptuar si funksiononte gjëja në rast nevoje. Ne kemi punuar me 18-19 nuk e di me sa linja dhe skenarë. Nuk është se ata i kanë atje dhe po thonë hajde merreni dhe ne nuk po shkojmë, ata madje do ta shtrëngojnë’ tha ai.