Në varrimin e gjyshit të tij, princi Harry nuk pritet të veshë një uniformë ushtarake pasi u tërhoq nga rolet mbretërore. Duka i Sussex-it humbi rolin si Kapiten i Përgjithshëm i Marinasve Mbretëror, të cilin e mori nga gjyshi, si dhe dy pozicione të tjera ushtarake nderi, rrjedhimisht ai nuk mund të veshë uniformat zyrtare dhe ka të ngjarë të arrijë në shërbimin e së shtunës i veshur me një kostum si ish-ushtarakët e tjerë ndryshe nga i ati Princi Charles dhe i vëllai, Ëilliam.

Së fundmi, mediat e huaja kanë raportuar se të gjithë anëtarët e e familjes Mbretërore do të veshin kostum të zi të thjeshtë në varrimin e Dukës së Edinburgut, Princit Philip, që do të mbahet këtë të shtunë. Ky vendim është marrë nga vetë Mbretëresha në mënyrë që funerali të paraqesë një front të bashkuar familjar. Si një ish-kapiten me Kalorësinë e Familjes, Princi Harry ka të drejtë të veshë vetëm një kostum të thjeshtë, me çdo medalje që është dhënë gjatë detyrave të tij ose nga Mbretëresha.

Mbretëresha ka vendosur që, për të ruajtur unitetin familjar dhe për të kursyer Harryn nga çdo poshtërim publik, të gjithë do të vishen njësoj. Besohet të jetë hera e dytë në më shumë se një shekull që anëtarët e Familjes Mbretërore nuk kanë veshur uniformë në varrimin e një monarku ose bashkëshortit të tyre. Ky gjest është një shprehje e tolerancës publike për Harry-n pas intervistës së bujshme me bashkëshorten e tij, Meghan Markle, ku hodhën akuza të rënda për familjen Mbretëore.