Një ngjarje e paprecedentë u shënua ditën e sotme në ‘Sheshin Skënderbej” ku një i ri u fut me automjetin e tij të aksidentuar drejt qytetarëve duke rrezikuar jetën e tyre.  Nga raportimet paraprake të mediave mësohet se Mema ka deklaruar se ka dashur të bëjë lëvizje sportive në shesh (drifte). Sipas Policisë rezulton se agresori ishte në gjendje shumë të dehur dhe i droguar, pasi në automjet janë gjetur edhe disa doza lënde narkotike, ndërsa para se të futej në shesh, ai ka përplasur edhe disa automjete të tjera.

Vetëm pak ditë më herët veprime të tilla të papërgjegjshme u kryen edhe nga militantët e Partisë Demokratike duke bërë drifte në qendër të qytetit të Dibrës. Manovrat e të riut sot në Tiranë ishin të ngjashme me ato të demokratëve në videon që u bë virale nga e cila duket se u ‘frymëzua’ edhe  32-vjeçari në kryeqytet.