Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një telefonatë me Petrit Malaj kandidat i PS në Tropojë. Rama e pyeti se si shkojnë gjërat, ndërsa thanë se turizmi malor është një prioritet në mandatin e tretë dhe shto faktin që Tropoja i ofron këto mundësi tha kreu i qeverisë.

Biseda/ Rama: Ç’thotë Tropoja heroike me Partinë Demokratike?

Petriti: Njerëz të mirë shumë. Po transmetoj idenë që ne kemi se çfarë do bëjmë këtu dhe mendoj që do bëjëm gjëra shumë të mira.

Rama: Po patjetër e kemi bërë e ne do bëjmë gjëra shumë të mira.
Ti je gur i rëndë në vendin tënd, në akademinë e arteve dhe kjo është nismë dhe për dashurinë për atë vend dhe dëshirën për ta thelluar ndryshimin, dhe ne duhet ta përcjellim që Petrit është një njeri i angazhuar në vendin e vetë dhe jo për vete.

Petrit: Po flisja për prindërit që më ka dhënë këtë aftësi komunikimi, po dhe me ndryshimet që janë bërë, janë hapur shumë fronte pune.

Rama: Ky mandat do ketë fokus më të qartë në turizmin malor, që sidomos aty është përrallë bëhen gjëra fantastike , qofte dhe me investime të huaja. E ardhmja është goxha tërheqëse.

Petriti: Po është e vërtet, disa investime që duhen për rrugën e Bjeshkëve, do duhen të bëhen.

Rama: Unë s’kam ç’të bëj ma vure kusht, po thuaja që duhet mbështetje për të vazhduar punën dhe duhet luftuar tifozlliku politik absurd, të shohin interesin e Tropojës , se s’po u thotë kush të bëhen socialist.

Petriti: Më ke dhënë një fjalë që do vish këtej.

Rama: Po patjetër ku do shkojmë pa ardhur aty. Ti do vish atje se do presim çunat e Londrës dhe do hapim aeroportin e Kukësit.