Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla publikoi sot një video, ku sipas tij, duket kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke fjetur gjumë në makinë.

Duke ironizuar Bashën, Balla tha se “timonin s’e merr dot, sepse ti të hedh në kanal”.

“Fli Lul, fli, se do rritesh. Timonin s’e merr dot, sepse ti të hedh në kanal”, shkruan Balla ndërsa publikoi videon.