Sipas MeteoAlb mbetemi nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta deri në mesditë kur vranësirat bëhen të dukshme në Verilindje të vendit. Orët e pasdites vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet do jenë mbizotëruese.

Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm në të dy vlerat ditore duke u luhatur nga 6°C mëngjesi deri në 23°C mesdita. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.