Ditën e djeshme Tea premtoi se do të zbulonte gjithçka për ndarjen nga Bearti në aplikacionin e ri të “Për’puthen”. Kjo intervistë është publikuar dhe Tea ka zbuluar gjithçka duke nisur nga arsyet e ndarjes me Beartin e deri tek lidhja e fshehtë e Andit me një vajzë, që të gjithëve na shkon mendja vetëm tek Melisa.

Tea ka pranuar se një ngjarje e ndodhur në Stamboll i ka dhënë fund lidhjes me Beartin. Ajo e ka cilësuar këtë marrëdhënie si toksike, sepse ai shfaqte gjithmonë shenja pasigurie dhe xhelozie ndaj saj e këto ishin arsyet kryesore të ndarjes. Tea ka treguar se ai e ndiqte ngado dhe se ajo hoqi dorë nga gjithçka për t’ju përkushtuar Beartit, por pranon se ka bërë gabim.

Ndërsa sa i përket lidhjes fallco me Andin, ajo ka konfirmuar se ka qenë e gjitha një lojë dhe ka kërkuar falje për këtë gjë. Tea është shprehur e zhgënjyer për mënyrën se si reagoi Andi pas skandalit, duke u tërhequr dhe ja lënë asaj peshën e fajit.

Ndër të tjera ajo ka zbuluar se ndërkohë që ishte në lidhje me Beartin, edhe Andi ishte në marrëdhënie me një vajzë tjetër. Tea nuk e ka thënë emrin e vajzës, por dyshimet janë të forta për Melisën. Në atë kohë, për të cilën Tea ka folur, Andi është folur vetëm për lidhje me Melisën.

Andi dhe Melisa janë përfolur gjithmonë për një histori dashurie mes tyre, por ata të dy nuk e kanë pranuar kurrë këtë gjë. Ka pasur shpesh foto dhe fakte të tjera, që kanë ngritur aludimet për një lidhje mes dyshes. Edhe pas daljes nga programi ata kanë qenë vazhdimisht vetëm me njëri-tjetrin, por Andi dhe Melisa janë shprehur se janë thjesht miq me njëri-tjetrin.