Kryeministri Edi Rama u pyet lidhur me deklaratat e tij për bashkëpunim me kundërshtarin politik Lulzim Basha. Ai thotë se kur flet për bashkëpunim nuk e ka fjalën për bashkëqeverisje në një tryezë. Rama shprehet se bëhet fjalë për dhënien fund të politikës së këtyre 30 viteve. “Me fitoren e PS më 25 prill dhe daljen nga tuneli i pandemisë, duhet të dalim dhe nga tuneli i pandemisë politike që na ka marrë shpirtin.

Për Shqipërinë duhet të shkojmë përtej politikës së deritanishme duke e civilizuar politikës, duke përmirësuar marrëdhënien mes humbësve dhe fituesve, në mënyrë që energjitë tona të bashkohen për të çuar përpara projektet politike.

Bashkëpunimi midis qeverisë dhe opozitës bëhet kur PD merr goditjen e radhës, që humb për herë të 3-të, që në fakt janë 5 që prej 2013.

Shpresoj me atë rast PD të reflektojë me atë rast me vetveten e ta kuptojë që plumbat nuk të çojnë asgjëkundi. Bashkëqeverisja mes qeverisë dhe opozitës nuk do të thotë të dyja palët të ulura në qeveri, por duke biseduar si njerëz e t’u themi njerëve që ky vend bëhet”.