Janë numëruar 27 kuti nga 411 në total në Shkodër dhe surpriza vjen nga PSD e Tom Doshit, e cila nëse ruan pozitat aktuale do të fitojë dy mandate në këtë qark.

Ashtu siç pritej, Partia Demokratike është forcë e parë në këtë Qark, me 39.6% të votës.

PS është e dyta, me 29.4% të votës.

PSD e Doshit është e treta, duke u rritur kryesisht me vota në kurriz të PS, me 18.7% të totalit.

LSI merr 8.6% të votës duke qëndruar jashtë Kuvendit.