Vijon numërimi i kutive të votimit për votat nominale. Në Elbasan Partia Socialiste ka siguruar tetë mandate, ndërsa Partia Demokratike gjashtë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, aktualisht kandidati më i votuar socialist është Saimir Hasalla. Ky i fundit renditet i pesti në listë dhe ka siguruar 6788 vota. Pas tij vjen Taulant Balla, i cili deri më tani ka siguruar 5541 vota.

Ndërkaq, i treti më i votuar është Besion Ajazi me 4980. Nga 511 qendra votimi në total në qarkun e Elbasanit janë numëruar 207.