Kryeministri Edi Rama nga Dropulli ka nënvizuar se gjatë gjithë mbrëmjes së kaluar është bërë luftë vetëm që ngarkesa e vaksinave të mos humbiste. Rama tha se tashmë do u duhet edhe 1 javë ose 10 ditë që të marrin ngarkesën e vaksinave, dhe sipas tij Ilir Meta dhe Sali Berisha qëndrojnë pas ‘pengmarrjes’ së aeroportit.

‘Jo më larg se dje u bllokua Aeroporti i vendit, u bllokuar ardhja e vaksinave dhe e gjithë nata ka qenë një natë pa gjumë për të luftuar që ta mbanim sasinë e vaksinave që priste aty për të ardhur sepse menjëherë mund të shkonte në një shtet tjetër. Nuk është një pazar që ti i thua ma mbaj mallin. Luftë për të mbajtur sasinë dhe mos të shkonte dikur tjetër dhe pastaj të prisnim 10 ditë duke pritur ribërjen e gati të porosisë, 1 jave pa vaksina . Pse, sepse Ilir Meta dhe Sali Berisha janë aty mbarpa derës gati për tu futur në shtëpinë e secilit dhe për ta bërë rrumpallë, një sulm çmendurak i organizuar për të kthyer kaosin, duke marrë peng aeroportin duke bllokuar një aktivitet jetik të vendit, duke bllokuar mjera shqiptare, duke ndaluar edhe të vdekurit që të vinin dhe të varroseshin këtu. Duke ndaluar edhe paratë.

Unë kam pas dje mesazhe dhe një mesazh nga një qytetar nga Vlora me thoshte kam gruan me tumor, kam nesër në mëngjes takimin e radhës me mjekët, po humba takimin duhet të pres një muaj. Një plan i ndërtuar me ditë duke menduar se ne do të kapeshim gafil, duke pasur parasysh që kontrollorët e ajrit janë një strukturë shumë e posaçme në ë gjithë botën dhe nuk zv. kollaj, duke zgjedhur këtë moment që deri në 25 prill të mos vaksinohej asnjeri këtu të shpërthente një revoltë dëshpërimi, e kuptoni sa pak e ndan këtë vend nga rikthimi pas në të shkuarën. Nuk lënë dy gurë bashkë për ta rimarrë peng vendin, drejtësinë, shtetin dhe për të shkarkuar këtë. Ne nuk na kapën gafil.’- tha Rama.