Sipas një studimi të fundit fëmijët që janë shtruar në spital nga Covid-19, mund të rrezikohen nga simptoma të gjata të Covid-19 siç janë lodhja dhe humbja e nuhatjes për disa muaj më pas.

Studiuesit u bazuan tek intervista me prindërit e 518 fëmijëve të shtruar në spitalin e fëmijëve Bashlyaeva në Moskë, Rusi, që nga prilli deri në gusht të 2020. Ata zbuluan se një e katërta e fëmijëve kishin simptoma të vazhdueshme disa muaj pasi ishin kthyer në shtëpi.

Të dhënat treguan se rreth shtatë deri në nëntë muaj pas daljes nga spitali, 24.3 për qind e pjesëmarrësve kishin simptoma të vazhdueshme, ndër të cilat lodhje (10.7 përqind), probleme me gjumin (6.9 përqind) dhe dhimbje muskujsh (5.6 për qind). Gjithashtu prindërit raportuan ndryshime në sjellje të fëmijëve.

Sipas ekipit të shkencëtarëve, i cili përfshinte studiues nga Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, Italia, Gjermania, Rusia dhe SHBA., fëmijët mbi moshën gjashtë vjeç duket se ishin në rrezik më të madh të simptomave të vazhdueshme.
“Megjithëse shumë fëmijë përjetuan simptoma, të tilla si lodhja, ndryshim arome dhe nuhatje, problemet e gjumit dhe të frymëmarrjes, rënia e flokëve dhe dhimbjet e kokës në kohën e daljes nga spitali, ishin më të shpeshta”, shpjegojnë autorët e studimit.

Hulumtimi vlerësoi faktorët e rrezikut pas Covid-19 dhe gjithashtu vendos një diagnozë mjekësore dhe përcaktimin operacional të gjendjes dhe do të shikojë se si mund të trajtohet. Një përmbledhje nga Instituti Kombëtar i Kërkimeve Shëndetësore (NIHR) në Britaninë e Madhe gjatë muajit Mars gjithashtu zbuloi se efektet afatgjatë nga infeksioni ishin më të zakonshme tek gratë dhe fëmijët.